10.5 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMinistri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti: Zgjidhja për të punësuarit, të premten

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti: Zgjidhja për të punësuarit, të premten

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti paralajmëroi se të premten do të bëhet i ditur vendimi për fatin e rreth një mijë punonjësve në institucionet shëndetësore që tashmë me vite janë të angazhuar me kontratë në vepër. Gjithashtu, ai paralajmëroi edhe zgjerimin e listës pozitive.

“Kemi harmonizuar numrat por na duhet edhe një takim që përfundimisht të vendosim si më tutje por kjo me të vërtet do të jetë si urim i vitit të ri, deri të premten bëni durim. Gjithashtu, shumë shpejt një numër dyshifror i ilaçeve do të jenë në listën pozitive, shumë shpejt”, deklaroi Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë.

Ndërkohë sipas ministrit të Shëndetësisë është identifikuar personi që shihej duke pirë duhan në një institucion shëndetësor në vendin e punës. Fotografitë u shpërndanë në rrjetet sociale. Mexhiti tha se do të ketë kontrolle të rrepta pas Vitit të Ri në të gjitha institucionet shëndetësore për t’u siguruar se të gjithë punonjësit respektojnë vendet e punës.

“Ai do të sanksionohet nga unë personalisht, do të pezullohet nga puna. Por së pari do të dëshmojnë drejtuesit, do të ketë një komision disiplinor dhe do të respektojmë të gjitha masat që kemi me Ligjin e Kujdesit Shëndetësor”, shtoi Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë.

Në takimin e fundvitit me gazetarët ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti kujtoi se gjatë vitit 2023 janë bërë reforma në mbrojtjen primare shëndetësore. Në mesin e sukseseve në shëndetësi ai numëroi edhe sigurimin e ilaçit Trikafta. Ndërkohë, si problem të këtij viti, Mexhiti ka përmendur rastin e Onkologjisë duke apeluar Prokurorinë të veprojë sa më shpejtë. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments