7.5 C
Tetovo
E shtunë, 14 Mars, 2026
BallinaLajmeIzet Mexhiti takon ish-këshilltarin e administratës Trump, Christos Marafatsos, diskutohet bashkëpunimi ekonomik...

Izet Mexhiti takon ish-këshilltarin e administratës Trump, Christos Marafatsos, diskutohet bashkëpunimi ekonomik dhe energjetik

 Kryetari i Komuna e Çairit, Izet Mexhiti, ka zhvilluar një takim me Christos Marafatsos, i cili gjatë administratës së parë të Donald Trump ka shërbyer si këshilltar për politika ekonomike, tregti ndërkombëtare dhe energji në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Zhurnal.mk.

Sipas Mexhitit, gjatë takimit u diskutua për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ekonomik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe për thellimin e partneritetit me rajonin.

Në fokus të bisedës mes palëve ishin veçanërisht projektet energjetike dhe potenciali për investime që mund të kontribuojnë në rritjen e sigurisë energjetike, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e lidhjeve të rajonit me partnerët strategjikë ndërkombëtarë.

Mexhiti theksoi se bashkëpunime të tilla janë të rëndësishme për të krijuar mundësi të reja investimi dhe për të afruar më shumë rajonin me tregjet dhe partnerët ndërkombëtarë, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin energjetik në Maqedonia e Veriut dhe më gjerë në rajon.

Marafatsos, përveç rolit të tij si këshilltar në administratën e parë të Trump, më vonë ka qenë pjesë edhe e ekipit për formimin e administratës së re dhe e komitetit të inaugurimit presidencial në vitin 2025 në
SHBA.//Zhurnal.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments