16.8 C
Tetovo
E premte, 13 Qershor, 2025
BallinaLajmeMexhiti: Po i mbyllim dyert për bixhozin, po hapim rrugën për rininë

Mexhiti: Po i mbyllim dyert për bixhozin, po hapim rrugën për rininë

Zv. kryeministri, Izet Mexhiti njofton se Qeveria ka ndërmarrë një hap të ri kundër bixhozit online, duke bllokuar 173 faqe të reja interneti që ofronin lojëra fati në mënyrë të paligjshme. Këtyre u shtohen edhe 53 faqe të bllokuara më parë, duke e çuar numrin total të faqeve të ndaluara në 226.

“Po i mbyllim dyert për bixhozin online. Po hapim rrugën për një rini të shëndetshme dhe të sigurt,” deklaroi Mexhiti, duke theksuar se kjo masë është realizim i drejtpërdrejtë i njërit prej premtimeve kryesore të koalicionit VLEN para zgjedhjeve.Ai shtoi se ndryshe nga qeveritë e mëparshme, kjo qeveri nuk do të jetë aleate e industrisë së bixhozit, por do të mbrojë interesat e familjeve dhe të rinjve.

“Ky është vetëm fillimi. Do të vazhdojmë me një luftë sistematike kundër kazinove dhe shprehive të dëmshme që po e brejnë shoqërinë dhe familjet tona,” tha më tej Mexhiti.

Qeveria ka premtuar politika të qëndrueshme dhe të përgjegjshme në drejtim të parandalimit të bixhozit, duke vënë theksin te mirëqenia e brezit të ri dhe e shoqërisë në tërësi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments