2.8 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Janar, 2025
BallinaLajmeMexhiti pesimist për ndryshimet kushtetuese: Presidenti Pendarovski e konstatoi se nuk ka...

Mexhiti pesimist për ndryshimet kushtetuese: Presidenti Pendarovski e konstatoi se nuk ka vullnet

Edhe kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka shprehur pesimizmin e tij në lidhje me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, përcjell TV21. Mexhiti duke iu referuar deklaratave të djeshme të presidentit Stevo Pendarovski në Click Plus në TV21 tha se edhe kreu i shtetit konstatoi se nuk ka vullnet politik për realizimin e ndryshimeve kushteteuse.

Në lidhje me: Pendarovski: Ndryshimet kushtetuese nuk do të ndodhin! Jam realist i mirinformuar

“Presidenti i shtetit mbrëmë e konstatoi që nuk ka vullnet për ndryshime kushtetuese, pra shkurt e shqip këta ndryshimet kushtetuese i kanë vetëm paravan për të vazhduar me hapjen e sa më shumë kazinove, me korrupsione më të mëdha, me zhvatje dhe dukuri të këtilla”, deklaroi Mexhiti./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments