Njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, sot përmes konferencës për media njoftoi se në procesin e formimit të partisë VLEN, janë pranuar dhjetë emra tjerë në kryesinë e partisë në formim VLEN
Arben Fetai paralajmëroi që nuk do të ketë ndryshim të kulaçit që i takojnë VLEN-it në Qeveri. Ai nuk anashkaloi edhe mundësinë për hyrjen e Ziadin Selës në Qeveri.Sa i përket lëvizjeve tjera të deputetëve dhe bashkëngjitjes së tyre koalicionit VLEN-it dhe koalicionit qeveritar, zv/kryeministri Mexhiti, deklaroi se këto lëvizje do të vazhdojnë sepse, sipas tij, në këtë koalicion është qëndrimi konsistent për ta sjell ndryshimin e premtuar.
“Prandaj jemi bashkë këtu, prandaj, bashkëngjiten edhe deputetët, edhe struktura të ndryshme, por jo vetëm nga ASH, tash më është destabilizuar edhe Fronti Evropian dhe atë që mund ta them sonte është se numrat i kemi më mirë se para se të ndodhë kjo lëvizje… edhe me deputetët edhe në teren edhe sa i përket anketave”, deklaroi Mexhiti.