Zëvendëskryeministri i parë Izet MExhiti tha se nga e hëna do të ketë riformatim të Qeverisë ndërkohë që siç tha “për këto pozicione fjalën e ka Aleanca për Shqiptarët në krye me Arben Fetain dhe deputetët e tjerë që kanë kaluar nga Fronti Europian”.
“Sa u përket pozitave që i ka pasur VLEN-i, mbeten brenda VLEN-it. deri thash për këto pozicione fjalën e ka Aleanca për Shqiptarët në krye me Arben Fetain normal edhe me deputetët e tjerë që kanë kaluar nga Fronti Europian në shumicën e re. Besoj që nga e hëna e andej do të kemi riformatim të Qeverisë, plotësim të vendeve vakante sepse nuk kemi kohë të merremi me muhabete sepse na duhet shumicë që të merremi me projekte si sot”, tha Mexhiti.