Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, në një intervistë për TV Koha deklaroi se BDI ka pasur një bashkëpunim të thellë me VMRO-DPMNE-në e udhëhequr nga Nikola Gruevski. Ai shtoi se mentorët politikë të kësaj partie kanë qenë Sasho Mijallkov dhe Gruevski.
“Me ndihmën e shqiptarëve dhe faktorit ndërkombëtar, arritëm të sjellim ndryshimin dhe Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO-s. Por, nuk duhet të harrojmë se BDI vazhdoi bashkëpunimin e ngushtë me VMRO-DPMNE-në e Gruevskit, edhe pasi ishte në pushtet me LSDM-në. Mentorët politikë të BDI-së kanë qenë Mijallkov dhe Gruevski, si në çështje biznesi, ashtu edhe në sektorin e kazinove,” deklaroi Mexhiti.
Ai e cilësoi si fatkeqësi të madhe faktin që një parti e dalë nga lufta përfundoi si shërbëtore e Mijallkovit dhe Gruevskit.
Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, në intervistë për TV Koha tha se për dallim prej pushteti të kaluar VLEN po bënë çdo ditë nga pak e në fund do të dale trefishi më shumë punë të dobishme për shqiptarët.
“Ne po mundohemi qetë çdo ditë nga pak me punuar për të mirën e shqiptarëve. Edhe pse politikën e bëjnë numrat, ne do ta dëshmojmë brenda katër viteve që me këto numra do të bëjmë trefishin e asaj që kanë bërë të tjerët”, tha zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti.