Kaosi i krijuar në aeroportin ‘Nënë Tereza’ për Edi Ramën ka dy organizator: Sali Berishën dhe Ilir Metën, të cilët sipas tij kishin një plan të përbashkët: Nxitja e trazirave para zgjedhjeve parlamentare.
Edhe pse nuk e bën pjesë të skenarit të dyshes Meta-Berisha, Rama nuk i kurseu Lulzim Bashës kritikat për qëndrimet e tij lidhur me ngjarjen.
Pas akuzave, Kryeministri zbuloi përpjekjet për të shpëtuar sasinë e vaksinave, të cilat prisnin të mbërrinin mbrëmë përmes aeroportit te Rinasit.
Një mesazh Kryeministri e kishte edhe për kontrollorët e stresuar.
Pas situatës së krijuar në Rinas, Kryeministri Rama lajmëroi hapjen brenda pak ditëve të aeroportit të Kukësit.
Top Channel