-1 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Janar, 2025
BallinaLajmeMesut Shabani Tetovë , përkujton kujdestarin e klasës në Gjimnazin Sami Frashëri...

Mesut Shabani Tetovë , përkujton kujdestarin e klasës në Gjimnazin Sami Frashëri klasa IV -7 ,viti 1978/79 në Prishtinë Prof.Shemsi Reçicën ,që i gjendet në krah të djathtë Ukshin Hotit…(faktografi )

Lajmi interaktiv

Vitet ikin më shpejtë se era .Kujdestarin e klasës në Gjimnazin Sami Frashëri ( ish IVO LLOLLA RIBAR ) në Prishtinë Prof.Shemsi Reçicën klasa IV -7 në vitin e largët 1978/1979 ,do e mbajmë mend deri sa ta kemi frymën si KRENARI PROFESORI ,plus kujdestar klase .Ishte viti 1982 kur Gjykata në grupin e 4 intelektualëve të parë shqiptarë PROFESOR UNIVERSITAR të dënuar drejtpërdrejtë për organizim të demonstrateve të studentëve në Universitetin e Prishtinës në vitin 1981 .Në grupin e 4 intelektualëve bënin pjesë Profesor Halil Alidemaj i dënuar me burg të rëndë me një grup 4 intelektualësh në vitin 1982 për pjesëmarrje dhe organizim të protestave e demonstratave të Marsit e Prillit të vitit 1981.Profesor Ekrem Kryeziu -regjisori , IKONA e demonstratave të vitit 1981 Profesor Ukshin Hoti , si dhe Profesor Shemsi Reçica kujdestari i klasës sime në gjeneratën e vitit 1978/1979 në Gjimnazin aso kohe Ivo Llolla Ribar tash Sami Frashëri .Fotoja legjendare nga salla e gjykimit

Profesori im ,më i riu aso kohe ,në foto nga e djathta në të majtë Halil Alidemaj,Ekrem Kryeziu ,Ukshin Hoti , Shemsi Reçica

Nga ky grup gjallë janë Profesorët e nderruar Shemsi Reçica dhe Ekrem Kryeziu -Regjisori .Profesor Halil Alidemaj ka ndruar jetë si legjendë Patriot dhe Ligjërues në vitin 1996 në muajin e demonstratave,ndërsa IKONA e REZISTENCËS ,Profesor UKSHIN HOTI këtu e 24 vjet është i zhdukur .RESPEKTE EDHE PËR TË GJALLËT EDHE PËR TË VDEKURIN DHE TË ZHDUKURIN .

Ka vite që në politikën shqiptare po hahen grupacione studentësh-respekte nga Kosova se kush i ORGANIZOI DEMONSTRATAT E STUDËNTËVE në vitin 1981 ,4 PROFESORËT E NDERUAR DHE NDERI I KOMBIT pa fije dileme janë organizatorët .Ndërsa ne si Studentë ku bie edhe unë MESUT SHABANI ishim zbatuesit ,pjesmarësit kuptohet me tabane kombëtare ,por për të na udhëhequr na udhëheqshin nga prapavija ky grup dhe shumë profesorë tjerë ,që për të ruajtur vazhdimësinë e mësimit mbetën anonim .Pra nuk mund të ishte një student 20-21-22-23-24-25 vjeçar udhëheqës ,sepse askush nuk u besonte me shumicë,sepse në atë numër pjesmarës prej 10 mijë-deri 30 mijë pjesmarës kishte edhe familje të tëra Prishtinase ,njerës të të gjitha profesioneve ,jo vetëm studentë e ata i udhëhiqnin nga prapavija ,njerës të pjekur Profesorët e nderuar ,ndërsa grupacione të ndryshme studentësh 3-5 veta RESPEKTE ,bënin turmën …P.sh në ato turma kishte që dalloheshin si studentë BARDHYL MAHMUTI (BERISHA) dhe non stop ditëve të para Mars-Prill 1981 deri sa nuk erdhën Forcat Policore Speciale nga krejt RSFJ ,kam parë se si na koordinonte student ALI LAJÇI,poashtu ,RESPEKTE GJITHË ATYRE 11 STUDENTËVE -shokëve tonë QË U VRANË ,në demostratat e studentëve në 1981 ,në Prishtinë.RESPEKTE GJITHË ATYRE që bënë burgjet në kazamatet jugosllave ,ku bënin pjesë edhe 4 INTELEKTUALËT E PARË SHQIPTAR TË BURGOSUR ,poashtu RESPEKTE edhe gjithë atyre që bënë burgje gjatë viteve 1982-1990 për grupime politike -të njohura si treshe ,libra të gjetura të ndaluara ,protesta të ndryshme kundër shkeljes nacionale …etj

Dhe JAM KRENAR QË SI MESUT SHABANI TETOVAR JETOJA RREGULLISHT ASO KOHE NË PRISHTINË JETA MË SHKROI TË KISHA KUJDESTAR KLASE NË GJIMNAZIN SAMI FRASHËRI 1978/1979 PROFESORIN E NDERUAR SHEMSI REÇICËN ,libra të tërë mund të shkruhen si na frymzonte …dhe në një përvjetor mature tek shkallët e gjimnazit MESUT SHABANI ME SHIGJETË TË KUQE ME SHOKËT E KLASËS DHE PROFESOR SHEMSI REÇICA NË KATROR TË KUQ…RESPEKTE …

www.telegrami.mk

Mesut Shabani TETOVË

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments