www.telegrami.mk
Ndërprerja që ndezi debatet
Një incident i pazakontë ndodhi sot në Tetovë gjatë një konference për shtyp. Ministresha e Arsimit, Vesna Janevska nga VMRO-DPMNE, ndërpreu kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, teksa ky i fundit po i drejtohej mediave në gjuhën shqipe.
Me “ton të ftohtë”, Janevska kërkoi nga Bilall Kasami “të flasë më shkurt”, duke shtuar se “nuk e kupton shqipen”.
Në një shtet ku shqipja ka status zyrtar kushtetues, ky veprim u përjetua jo si pengesë gjuhësore, por si mungesë respekti ndaj përfaqësuesve të popullit shqiptar.
Simbolikë politike më e thellë
Reagimet në opinion nuk vonuan. Shumë qytetarë dhe analistë e lexuan ngjarjen si tregues të pabarazisë reale brenda qeverisë aktuale, ku koalicioni VLEN shihet si partner formal, por me ndikim të kufizuar.
Ironikisht, Bilall Kasami rishtas u bë kryetar i Komunës së Tetovës me mbështetjen indirekte të votuesve të VMRO-DPMNE-së. Sot, përpara kamerave, ai u ndërpre pikërisht nga përfaqësuesja e asaj partie, në një moment që për shumë kënd simbolizon nënshtrimin politik të përfaqësuesve shqiptarë brenda pushtetit.
Nga gjuha, tek respekti institucional
Rasti i Tetovës nuk është vetëm përkufizim gjuhësor. Kur një ministre e Arsimit deklaron se “nuk e kupton shqipen” dhe refuzon të dëgjojë një kryetar komune që flet në gjuhën zyrtare të vendit, kushtetuta e RMV e thekson përdorimin e gjuhëve të nacionalitetit ku si shumicë dërmuese janë nacionalitetet …Kushtetuta NENI 7 lejon gjuhën e nacionaliteteve …Mos e dijë Ministresha Janevska këtë të dhënë befason apo ishte skenar balloni provues AKO PALI -PALI (Sramno ali Korisno) edhe pse dihet se mbi 85 % në Tetovë shumicë dërmuese është populli shqiptar…atëherë problemi bëhet institucional.

Në vend që të priste përfundimin e përgjigjeve të shtruara nga gazetarët e pastaj të kërkonte përkthimin,me disa ndërhyrje i kërkonte Bilall Kasamit të fliste maqedonisht …rasti i paparë publik bëri që Bilall Kasamit nuk i hiqej grimasa nga fytyra … Janevska zgjodhi ndërprerjen — një akt që tregon mungesë përpjekjeje për barazi dhe përfshirje reale.Bilall Kasami nuk është naiv ,ai fitoi falë edhe votave të VMRO-DPMNE, dhe ”trimin vrae hakun mos ja ha”…Bilall Kasami vetë hu vetë …në të gjitha konferencat për shtyp përdor përgjigjen edhe në maqedonisht .Por befason Janevska me mosdurim a thua presioni mediatik e bën të veten, pasi në mediat maqedonase përfolet se do e largojnë nga posti i Ministreshës dhe me skandal deshi ti rrishfaqet Mickoskit si ndjekëse dhe pasuese një nacionale e qeverisë së tij.Si rikujtim kohëve të fundit Mickoski vend e pa vend e ndërpriste Bilall Kasamin çdo herë para mediave .Ndërsa kur u përgjigjej Bilall Kasami gazetarëve shqiptarë Janevska me ndërhyrjet me zë të lartë theksonte FOL MAQEDONISHT TË TË MAR VESH arsyetimet boshe se “ajo ngutej”… minuta më vonë bënë që Janevska doli qesharake, doli bllof…pasi kur e mori rendin e mikrofonit… mezi u ndal…edhe ashtu u sosën pyetjet e gazetarëve.
Një paralajmërim politik
Incidenti i sotëm mund të shënojë një kthesë në perceptimin publik të bashkëqeverisjes VMRO–VLEN(BESA). Në vend që të projektojë barazi e partneritet, ky rast e thekson ndarjen e vjetër mes “ata që flasin” dhe “ata që duhen të heshtin”.
Nëse kjo është mënyra se si një ministre e Arsimit i qaset gjuhës shqipe, atëherë arsimi multietnik që ajo përfaqëson mbetet vetëm në letër.
www.telegrami.mk
Mesut Shabani Tetovë

==============================================================
lajmi që qarkullon
