3.7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMësohet administratori i grupit “pornografik”, MPB-ja ka alarmuar “Telegram”

Mësohet administratori i grupit “pornografik”, MPB-ja ka alarmuar “Telegram”

TV 21 ka mësuar, se MPB-ja ka gjetur administratorin dhe një pjesë të anëtarëve të grupit në “Telegram” ku po shpërndaheshin fotografi pornografike të të miturave në Maqedoni. Policia në bashkëpunim me Prokurorinë janë duke punuar në drejtim të zbulimit të qëllimeve të formimit të grupit ku shpërndaheshin fotografi.

Po hetohet gjithashtu se nëse fotografitë e vajzave janë keqpërdorur për ndonjë qëllim. Rasti ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave të rajonit. Ata e kanë cilësuar të njëjtin si “Skandal pornografik”. Nga MPB-ja njoftojnë se që ditën e parë kur kanë mësuar për grupin, kanë alarmuar te rrjeti social “Telegram”, për të kërkuar mbylljen e grupit.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kanë ofruar edhe ndihmë psikologjike për vajzat dhe familjarët që janë prekur nga shpërndarja e fotografike, të cilat thuhen se janë marrë nga rrjete sociale dhe nga të afërmit e vajzave. Thuhet gjithashtu se përveç fotove, janë shpërndarë edhe informata për emrin dhe vendndodhjen e vajzave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments