Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dje (27 janar) në një deklaratë për media tha se nuk është e vërtetë që lëndët e filozofisë dhe logjikës janë përjashtuar nga koncepti i reformës në arsimin e mesëm, pasi një grup mësuesit e shkollave të mesme në këto lëndë përmes një letre të hapur në mënyrë radikale dhe kategorikisht e refuzuan Konceptin e ofruar.
“Nuk është e vërtetë, nuk përjashtohet as filozofia, as logjika. Por gjithsesi, ky është një draft version i vënë për dëgjim publik. Tani jemi duke mbledhur sugjerime, vërejtje, propozime dhe pas përfundimit të seancës publike do të nxjerrim një përfundim përfundimtar. Para dy ditësh isha në Fakultetin Filozofik, pata një takim me profesorët e Fakultetit Filozofik, biseduam shumë konstruktivisht. Pres edhe mbështetjen e tyre, sepse i kemi dëgjuar dhe do të veprojmë sipas rekomandimeve të përbashkëta, por në radhë të parë për të mirën e studentëve”, tha Janevska.
Në letrën e hapur mësuesit thanë se “ka shumë implikime negative për studentët, mësuesit, procesin arsimor të shkollave të mesme dhe shtetin në tërësi. Ky konceptim, në të cilin hiqen filozofia dhe shkencat social-humaniste, ofron një botëkuptim të kufizuar pa mundësinë e mendimit analitik, sintetik, kritik dhe krijues”.
Ndryshe, Filozofia tani është lëndë obligative për nxënësit e shkollave të mesme në vitin e katërt, ndërsa me konceptimin e propozuar propozohet që të jetë lëndë zgjedhore në vitin e tretë dhe të katërt.
Lëndët Etika dhe Logjika nuk janë të shënuara si lëndë të veçanta në Draft-Koncept dokumentin i cili është i disponueshëm në faqen e internetit të Byrosë së Zhvillimit të Arsimit.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja e Zhvillimit të Arsimit ftuan të gjithë mësuesit, nxënësit, prindërit, ekspertët dhe të interesuarit me mendime, sugjerime dhe vërejtje që t’i bashkohen diskutimit publik për miratimin e versionit më të mirë të dokumentit. Qëllimi, siç kanë treguar ata, është të sigurohet një sistem arsimor modern, gjithëpërfshirës dhe konkurrues, ndërsa komentet mund të dërgohen në faqen e Byrosë së Arsimit jo më vonë se 31 janar.