Ministria për Arsim dhe Shkencë deri më 12 shtator do të pranojë aplikime nga mësimdhënësit e shkollave të mesme në Maqedoninë e Veriut në lidhje me trajnimin për zbatimin e inteligjencës artificiale në arsim.
“Thirrje publike për pjesëmarrje në trajnim, ndërsa aplikimi zgjat deri më 12 shtator, ndërsa deri në fund të muajit do të bëhet përzgjedhja dhe testimi i kandidatëve. Trajnimi fillon më 1 tetor”, raportoi Ministria për Arsim dhe Shkencë.
Ministria këtë projekt e realizon në bashkëpunim me grupacionin Brainster. Mësimdhënësit e trajnimit do të kenë qasje falas në 8 kurse të ndryshme çdo muaj, duke marrë 8 certifikata digjitale
“Ata mund të aplikojnë për trajnimin „AI në klasë“, i cili do t’i ndihmojë të përfshijnë inteligjencën artificiale në të gjitha fazat e procesit mësimor – nga përgatitja e orës mësimore deri te vlerësimi”, sqarojnë nga Ministria.