31.3 C
Tetovo
E diel, 27 Korrik, 2025
BallinaLajmeBotaMesdheu në flakë/ Sateliti i NASA-s zbulon vatrat e zjarrit nga Greqia...

Mesdheu në flakë/ Sateliti i NASA-s zbulon vatrat e zjarrit nga Greqia deri në Spanjë! Si duket Shqipëria

Nga Greqia në Spanjë dhe nga jugu i Francës deri në Qipro, sistemi satelitor i NASA-s po regjistron në kohë reale vatrat aktive të zjarrit që përfshijnë gjithë rajonin e Mesdheut.

Në imazhet satelitore duket edhe Shqipëria, ku çdo pikë e kuqe përfaqëson një vatër aktive, të vogël apo të madhe, e cila është aktualisht në zhvillim. NASA ka publikuar imazhe që tregojnë përhapjen e zjarreve në tre periudha kohore: për sot, për 24 orët e fundit dhe për shtatë ditët e fundit.

Veçanërisht, pamja 7-ditore është shumë domethënëse, pasi java që lamë pas ka qenë ndër më të nxehtat e këtij sezoni veror. Ballkani dhe Italia janë goditur nga një valë e gjatë të nxehti, që ka krijuar kushte të favorshme për shpërthimin dhe përhapjen e zjarreve në masë të madhe.

Shumica dërrmuese e vatrave që identifikohen me pika të kuqe ndodhen në zona pyjore, duke theksuar rrezikun që i kanoset mjedisit. Megjithatë, disa pika përfaqësojnë edhe aktivitete njerëzore, si fabrikat, djegiet bujqësore apo edhe zonat e konfliktit, si në rastin e luftës në Ukrainë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments