Kancelari në ardhje i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka deklaruar të mërkurën se për ta zgjidhur problemin e tarifave, tregtia transatlantike nuk duhet të taksohet dhe ka thënë se tarifat e presidenti amerikan Donald Trump e kanë bashkuar Evropën, ka raportuar agjencia e lajmeve “Reuters”.
“Le të vendosim tarifa 0% në tregtinë transatlantike, dhe pastaj problemi do të zgjidhet”, ka deklaruar ai.
Ndërsa ka shtuar se tarifat e Trumpi kanë qenë provë që qasja e përbashkët tregtare ka pasur efekt pozitiv.
“Evropianët janë të vendosur për tu mbrojtur dhe ky shembull shfaqë se uniteti ndihmon shumicën”, ka shtuar ai gjatë një interviste televizive pas arritjes së koalicionit qeveritar me social demokratët.