10.3 C
Tetovo
E shtunë, 7 Shkurt, 2026
BallinaLajmeMersim Maksuti: Refuzimi i dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe,...

Mersim Maksuti: Refuzimi i dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, obstruksion kundër gjuhës shqipe

Refuzimi i dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, përkundër asaj se nuk e ndalon Ligji, nga ana e Ministrit të Drejtësisë Filkov, paraqet

PJESË E STRATEGJISE DHE OBSTRUKSIONIT KUNDËR GJUHËS SHQIPE

për të pamundësuar zbatimin e saj në të gjitha procedurat gjyqësore para gjykatave, në prokuroritë publike, në procedurat e organeve të administratës shtetërore në të gjitha nivelet e pushtetit shtetëror, në trupat, komisionet dhe në të gjitha institucionet tjera publike që sipas Ligjit për përdorimin e gjuhëve (2019) janë të obliguara sipas detyrës zyrtare të zhvillohen edhe në gjuhën të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve lexo: në gjuhën shqipe si dhe vendimet dhe aktet tjera që dalin nga kompetenca e këtyre institucioneve t’i nxjerrin edhe në këtë gjuhë.

Ky akt i refuzimit, do të shërbej edhe si nje argument plus para gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në tendencën e tyre tashmë të kuptuar, për ta abroguar Ligjin për përdorimin e gjuhëve në iniciativën e ndërmarr përpara kësaj Gjykate.

Barra e përgjegjësisë për ta mbrojt gjuhën shqipe, bie mbi vetë ne shqiptarët, në radhë të parë mbi ish ministrat shqiptarë të pushtetit të kaluar që udhëheqnin me Ministrinë e Drejtësisë dhe nuk e rregulluan asnjëherë këtë çështje ku sipas Ligjit është në kompetencë të tyre, pastaj mbi partitë politike shqiptare në pushtetin aktual, ku bashkë me ministrat shqiptarë duhet të ushtrojnë presion më të madh ndaj partnerëve të tyre të koalicionit qeveritar për zgjidhjen e kësaj çështje, si dhe të ngrihet më fuqishëm zëri i botës akademike universitare dhe asaj studentore shqiptare, ku në mënyrë më të organizuar do të vihet në mbrojtje të kësaj kauze.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments