3.6 C
Tetovo
E hënë, 20 Janar, 2025
BallinaLajmeMerr fund seanca e parë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, nesër...

Merr fund seanca e parë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, nesër flasin avokatët

Është mbyllur seanca e sotme gjyqësore ndaj ish-udhëheqësve politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, tha se nesër do të vazhdojë gjykimi me deklaratat hyrëse të avokatëve të të akuzuarve.

“Sot mbyllim seancën publike. Takohemi nesër më 4 prill në orën 09:00 paradite për të vazhduar me deklaratat hyrëse të Mbrojtjes. Fillojmë me Mbrojtjen e Thaçit”, tha Smith.

Prokuroria sot pati pesë orë kohë që ta paraqesë deklaratën hyrëse. Në të, pati shumë akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, që në fillim të seancës janë deklaruar të pafajshëm për aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Pas deklarimit të të akuzuarve, seanca ka filluar me fjalën hyrëse nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të cilët kanë argumentuar se gjatë tërë gjykimit do të paraqesin prova që dëshmojnë se katër ish-krerët e UÇK-së janë personalisht përgjegjës për krimet të cilat prokuroria i ka paraqitur në aktakuzë.

Prokurori i Specializuar Alex Whiting, gjatë fjalës hyrëse derisa ka qenë duke i prezantuar provat e prokurorisë, ka thënë se ky gjykim nuk është “gjykim i UÇK-së”, por vetëm ndaj katër të pandehurve, si pjesë kryesore e Shtabit të UCK-së, të cilët sipas tij shin udhëheqës të një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale dhe se qëllimi i kryerjes së krimeve ishte fitimi i pushtetit.

Sipas prokurorit, shumica e viktimave kishin qenë shqiptarë dhe se katër të pandehurit kishin vënë në shënjestër persona që i konsideronin kundërshtarë të UÇK-së dhe bashkëpunëtorë të Serbisë.

Ndër të tjera, gjatë dhënies së fjalës hyrëse, prokurori nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se katër të akuzuarit ishin anëtarë themelues të UÇK-së dhe të Shtabit të Përgjithshëm dhe se gjatë luftës së fundit në Kosovë, Thaçi kishte drejtuar drejtorinë politike, Veseli atë të zbulimit, Selimi kishte qenë inspektor i përgjithshëm i UÇK-së dhe Krasniqi kishte qenë zëdhënës.

Prokuroria gjatë kësaj seance ka përmendur edhe detyre e tyre, të cilat i ka përmbledhur me disa video të deklaratave të të akuzuarve të dhëna më herët.

Sipas Prokurorisë, këto detyra ishin konfirmuar nga vet Rexhep Selimi gjatë intervistës së dhënë para prokurorëve të specializuar në Hagë, por edhe nga një libër i Krasniqit, ku përmendej hierarkia e UÇK-së.

Po ashtu, gjatë fjalës hyrëse janë përmendur si prova edhe dëshmitarët të cilët pritët të dëgjohen gjatë këtij gjykimi, por që sipas prokurorit të çështjes, të njëjtit nuk do të japin deklarata kundër të akuzuarve nga frika dhe nga besnikëria ndaj tyre.

Ndër të tjera, Prokurori i specializuar, Alex Whiting, tha se Thaçi, ka shkuar disa herë në Hagë, sipas tyre fshehurazi, për të dhënë intervistë për ZPS-në dhe se ka mohuar se ka pasur informata për ndalimin e viktimave.

Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të luftës: arrestim dhe ndalim i paligjshëm, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme. Ndërkaq, krimet kundër njerëzimit që ata akuzohen se kanë kryer janë: përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments