8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaMerkel: Jemi ende në fillim të pandemisë

Merkel: Jemi ende në fillim të pandemisë

Gjermania po monitoron situatën e pandemisë nga afër, por përgjegjësia praktike qëndron gjithnjë e më shumë në 16 shtetet rajonale, tha kancelarja Angela Merkel. Ajo porositi që të tregohet kujdes, për të shmangur përhapjen e virusit, duke kërkuar zbatimin e masave të distancës fizike dhe vendosjes së maskës mbrojtëse, shkruan Reuters. “Ne akoma jemi në fillimin e pandemisë”, u tha ajo gazetarëve, transmeton Reuters. Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, në Gjermani janë regjistruar gjithsej 181,293 raste me COVID-19, dhe 8,408 viktima. Të hënën u lehtësuan masat e izolimit duke lejuar hapjen e restoraneve. Gjermania është zhytur në recesion, pasi pësoi tkurrjen e saj më të madhe tremujore, që nga kriza financiare e vitit 2009. Ekonomia u tkurr me 2.2% në tre muajt e parë të vitit 2020, pasi dyqanet dhe bizneset u mbyllën, në mes të marsit, për të luftuar përhapjen e koronavirusit të ri që e shkakton sëmundjen COVID-19./Ora News

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments