6.9 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMërgimtarët nga Maqedonia fëmijët do të mund t’i regjistrojnë me kopje të...

Mërgimtarët nga Maqedonia fëmijët do të mund t’i regjistrojnë me kopje të vërtetuar të certifikatës

Mërgimtarët nga Maqedonia e Veriut në librin e amzës të të lindurve do të mund t’i regjistrojnë fëmijët me kopje të vërtetuar të certifikatës së verifikuar me me vulë apostile, informoi për MIA-n Albert Dede, këshilltar i veçantë në kabinetin e ministrit të obliguar për diasporën, Xhemail Çupi.

“Kjo vjen pas kërkesës tonë deri tek Drejtoria për udhëheqjen e librave të amzës për ndryshime në procedurën për pranimin e dokumenteve për personat jashtë vendit dhe mirëkuptimit dhe pëlqimit të arritur nga ana e tyre. Kjo do të thotë se pjesëtarët e diasporës sonë, me rastin e regjistrimit të fëmijëve në regjistrin e lindjes, do të mund të dorëzojnë kopje të vërtetuara të certifikatave të lindjes, të vërtetuara më parë me vulë apostile në vendin ku janë dhënë”, sqaron Dede.

Problem më të madh nga ky aspekt kanë pasur mërgimtarët në SHBA, ku një certifikatë lëshohet një herë në origjinal, ndaj ka ndodhur që na kanë dorëzuar një kopje të noterizuar, për këtë arsye janë kthyer pa marrë shërbimin e kërkuar. Për këtë arsye, ata kanë pasur kërkesa të shumta nga mërgimtarët tanë në SHBA, pas së cilës kanë paraqitur një kërkesë në administratë, ku kanë gjetur mirëkuptim dhe kjo çështje është zgjidhur në favor të mërgimtarëve, të cilët jetojnë jo vetëm në SHBA, por edhe në vende të tjera.

“Gjithashtu dua të informoj se është e nevojshme që qytetarët tanë që jetojnë në diasporë të kenë parasysh faktin se me rastin e paraqitjes së një kopjeje të vërtetuar të certifikatës së lindjes, martesës ose vdekjes, certifikata duhet të jetë e vërtetuar me vulë apostile në vend ku është dhënë”, thekson Dede.

Në SHBA jeton diaspora e shumtë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa vetëm nga komuna e Dibrës mbi 16 mijë persona.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments