2.3 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMërgimtarët në takim me Kasamin! Të shqetësuar për mbeturinat, ujin dhe parkimin...

Mërgimtarët në takim me Kasamin! Të shqetësuar për mbeturinat, ujin dhe parkimin në Tetovë

Zgjidhja e problemit  me mbeturinat , ujin e pijshëm, ndriçimit publik si dhe parkimin ishin disa nga shqetësimet e mërgimtarëve të Tetovës që ia shprehën kryetarit të Komunës, Bilall Kasami. Në takimin e thirrur nga vetë kryetari, mërgimtarë ofruan bashkëpunim për zgjidhje të problemeve të të Tetovës, duke i propozuar Kasamit edhe zgjidhje konkrete për koshat e mbeturinave si në shtetet evropiane.

 “Ne jemi prodhues edhe lider në Evropë për kontejnerë nëntokësor, normal kemi edhe nëpër shtëpi, për selektimin e mbeturinave, prodhojmë kontejnerë, unë si menaxher jam edhe për këtë pjesën, pasi që jam edhe tetovar, dua që  kryetarit edhe krejt komunës t’i ndihmojmë  për ta zhvilluar një projekt dhe ta zgjedhim problemin e mbeturinave”.

 “Një ndër problemet më kryesore është kaosi me vetura, parkimet edhe besoj se është në problem që duhet të zgjidhet dhe nuk është se na pengon vetëm si mërgimtar por edhe qytetarëve këtu, nuk është problem i tanishëm, është trashëguar dhe duhet të kontribuohet në këtë aspekt  ka edhe probleme tjera siç është ndriçimi që u diskutua edhe me mërgimtarët dhe kryetarin, këto janë ato probleme që duhet të zgjidhje edhe ne si qytetarë duhet që këtë proces ta ndihmojmë e jo ta pengojmë.”

Për Kasamin kërkesat e mërgimtarëve janë si ato të çdo qytetari të Tetovës, ndërsa pret që ata të jenë urë lidhëse mes komunës edhe vendeve evropiane për të zhvilluar projekte.

 “Kërkesat e mërgimtarëve janë edhe ata që janë kërkesa tona për një qytet më të mirë për të jetuar, që kanë të bëjnë me problemet e mbeturinave, ujit, parkimeve dhe të gjithë ato që ne ballafaqohemi çdo ditë, ajo çka ishte për t’u përshëndetur ishte ajo që e kam deklaruar  se shumë mërgimtarë kanë lidhje në komunat ku ata jetojnë dhe  janë qytetarët të respektuar andej, dhe ofruan mundësi të jenë urë komunikimi mes nesh dhe ata ku veprojnë për zgjidhje të shumë problemeve që ne ballafaqohemi”, tha Bilall Kasami, kryetar i Tetovës.

Festat e fundit vitit kanë sjell shumë mërgimtarë në Maqedoni, sidomos në rajonin e Pollogut. Aradhja e tyre ngarkon trafikun, por lulëzon bizneset në Tetovë. Në bazë të të dhënave vetëm në 2020-tën mërgata në Maqedoni ka dërguar 361 milionë euro, para që mbajnë gjallë familjet por edhe bizneset në vend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments