16.9 C
Tetovo
E diel, 8 Shtator, 2024
BallinaLajmeMërgimtarët gjallërojnë Tetovën, ankohen për çmime të larta: Më shtrenjtë se në...

Mërgimtarët gjallërojnë Tetovën, ankohen për çmime të larta: Më shtrenjtë se në Zvicër!

Nga një qytet i qetë dhe me shumë pak lëvizje, Tetova, javën e fundit është gjallëruar. Në vendlindje kanë mbërritur shumë mërgimtarë, shkruan Alsat.

Ardhja e tyre ka lëvizur edhe punën e bizneseve, sidomos të dyqaneve për shitjen e arit, butikët por dhe restorantet.

“Ka mërgimtarë të ardhur edhe pse s’kanë ardhur të gjithë, nga 22 do të jetë vala më e madhe dhe do jetë më mirë… Lëvizja është më e mirë ka njerëz ka lëvizje. Ka filluar nga pak të dallohet,  falë Zotit që i kemi mërgimtarët, për Tetovën flas, në vit shitet diku 300 kilogram ar me gjithë rrethinë”, tha Mensur Arifi, kryetar i Zejtarëve të Tetovës.

“Ka filluar nga pak lëvizja pak..

Gazetari: Kërkojnë më tepër fustane dymi për dasma?

“Edhe ashtu edhe ashtu, gjitha i kërkojnë, kemi lloj lloj çmimesh nga më të lirat deri më të shtrenjtat. Ka edhe kërkesa me porosi, për fustane unike me çmime shumë të larta, ua sigurojmë patjetër me porosi”, tha Latife Hamza, pronare e një dyçani nusërie.

Për dallim prej shitësve, disa mërgimtarë ankohen për çmimet e larta. Thonë se madje janë më të larta se në Zvicër.

“Unë jetoj në Zvicër por më duket jeta këtu më shtrenjtë se në Zvicër. Ne jemi vetëm ca ditë në pushime këtu, por për njerëzit që jetojnë këtu duhet me qenë më lirë patjetër. E për dasmat mos pyet, s`duhet më bë dasmë se pakufi kushton këtu, por kështu është shteti këtu”, tha një mërgimtar..

Këtë vit numri i mërgimtarëve që do të qëndrojnë për pushime verore në vendlindje pritet të jetë edhe më i madh se vitet paraprake.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments