Mot më i ftohti sot në mëngjes është regjistruar në Berovë -9 gradë Celsius, në Shkup, Prilep, Hanet e Mavrovës, Krushevë dhe Manastir, – 6. Në Tetovë, Demir Kapi, Kriva Pallankë, Shtip, Veles dhe Kavadar – 5, në Vinicë, Strumicë, Dibër Ohër dhe Kumanovë -4, në Gjevgjeli -2, ndërsa mbi zero ishte vetëm në Dojran, ku u regjistruar temperatur prej dy gradë.
Siç njoftojnë nga DPHM, më shumë borë ka rënë në Krushevë, 32 centimetra, 15 në Pozharanë dhe 7 në Berovë.
Moti sot në mëngjes është i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell. Në lugina të caktuara, në mëngjes me mjegull dhe me vranësira të ulëta. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 3 deri në 10 gradë Celsius.
Në Shkup paraditja do të jetë e ftohtë me mjegull të dobët, ndërsa ditën me diell dhe erë të dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura maksimale do të arrijë në 7 gradë.