7.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMëngjesin e sotëm më freskët ishte në Kodër të Diellit dhe në...

Mëngjesin e sotëm më freskët ishte në Kodër të Diellit dhe në Lazaropole, më shumë shi kishte në Mavrovë dhe Krushevë

Në mëngjes më freskët ka qenë në Kodrën e Diellit dhe në Lazaropole, 13 gradë, ndërsa në 24 orët e fundit më së shumti shi ka rënë në Mavrovë dhe Krushevë, informon DPHM.

Temperaturat minimale deri në orën 08:30 kanë qenë: 14 gradë në Mavrovë, 15 në Berovë, 17 në Ohër dhe Pretor, 18 në Kriva Pallankë, Strumicë dhe Tetovë, 19 në Manastir dhe Prilep, 20 në Gjevgjeli, Kavadar dhe Dojran, 21 gradë në Shkup – Zajçev Rid, 22 në Shkup – Petrovec, Kumanovë, Veles dhe Vinicë, 23 në Demir Kapi dhe 24 në Shtip.

Uji i reshjeve deri në orën 8 të mëngjesit të sotëm është dy litra për metër katror në Mavrovë dhe Krushevë, si dhe një litër për njësi sipërfaqe në Manastir, Prilep, Ohër dhe Pretor.

Sipas DPHM-së, moti sot do të jetë pjesërisht i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Duke nisur nga pasditja, lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje të rrëmbyeshme më të bollshme në një kohë të shkurtër, shkarkime elektrike më intensive, erë të fortë dhe breshër. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 23 deri në 33 gradë. Indeksi UV do të jetë 6.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme, nga mesdita jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Në disa pjesë të luginës do të ketë procese më intensive në formë stuhie. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 31 gradë. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments