Temperaturat nën zero mëngjesin e sotëm janë matur në të gjithë vendin. Më i ftohti është në Berovë ku janë matur -14 gradë.
Drejtoria për punë hidrometeorologjike informon se në Mavrovë janë matur -12 gradë, në Krushevë -11, në Kriva Pallankë, Manastir dhe Prilep -10, në Petrovec afër Shkupit, Shtip, Demir Kapi dhe Vinicë -9, në Tetovë, Pretor, Strumicë. dhe Popova Sapka -8, në Zajçev afër Shkupit -7 në Ohër -6, në Kumanovë -5 dhe në Dojran dhe Gjevgjeli -2 gradë.
Më së shumti borë ka në Kodër të Diellit ku mbulesa e borës është 54 centimetra e lartë.
Sinoptikanët për ditën e sotme paralajmërojnë mot me diell me vranësira të vogla lokale në pjesët verilindore të vendit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në Povardar herë pas here më e fortë nga veriperëndimi. Temperatura maksimale do të arrijë nga 1 deri në 9 gradë.