Me rastin e festës kombëtare, 137-vjetorit të
mësonjëtores së parë shqipe kryetari Thaçi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale uroi festën madhështore.
“Gëzuar Dita e Mësuesit!
Duke i kujtuar e vlerësuar atdhetarët e Rilindjes Kombëtare, veteranët e arsimit shqip e duke Ju uruar shëndet të mirë, forcë dhe entuziazëm të gjithë mësimdhënësve të cilët japin përkushtimin e tyre në përgatitjen e brezave të ardhshëm të arsimit shqip,” ka shkruar kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, në rrjetin social X.