9.1 C
Tetovo
E martë, 18 Nëntor, 2025
BallinaLajmeMenduh Thaçi uron Bedri Hamzën për zgjedhjen kryetar të PDK-së

Menduh Thaçi uron Bedri Hamzën për zgjedhjen kryetar të PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi uron zgjedhjen e Kryetarit të PDK-së z.Bedri Hamza, në vijim Ju përcjellim mesazhin e plotë të urimit.

“Urime për zgjedhjen Kryetar i PDK-së z.Bedri Hamza.

Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Ju shprehim respektin dhe urimet tona më të mira për këtë përgjegjësi të re. Marrëdhëniet korrekte dhe bashkëpunimi i qëndrueshëm mes PDSH-së dhe PDK-së ndër vite – edhe në periudhat më të vështira – kanë dëshmuar përkushtimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike dhe interesit kombëtar.
Urojmë që ky bashkëpunim të vazhdojë dhe të forcohet edhe më tej në të mirë të qytetarëve tanë dhe aspiratave të përbashkëta.
Suksese në detyrën tuaj të re, z. Hamza!

Me respekt,

Menduh Thaçi – kryetar i PDSH-së

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments