Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, shpreh mirënjohjen dhe respektin më të thellë për të gjithë mësuesit shqiptarë, të cilët me përkushtim, dije dhe sakrificë edukojnë dhe formojnë brezat e rinj.
Mësuesit kanë qenë dhe mbeten shtylla e dijes, ruajtësit e gjuhës, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar. Falë punës dhe përkushtimit tuaj të palodhshëm, brezat e rinj rriten me dije, vlera dhe përgjegjësi për të ardhmen.
Në këtë ditë të veçantë, ju shpreh falënderimin dhe vlerësimin më të sinqertë për kontributin tuaj të çmuar në arsim dhe në ndërtimin e një shoqërie më të mirë.
Urime 7 Marsin – Ditën e Mësuesit!
Menduh Thaçi
Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare
