3.6 C
Tetovo
E premte, 28 Nëntor, 2025
BallinaLajmeMenduh Thaçi uron 28 Nëntorin

Menduh Thaçi uron 28 Nëntorin

“Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, përcjell urimet e mia për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Kjo ditë na bashkon rreth flamurit tonë kombëtar dhe na kujton sakrificat e brezave që luftuan për liri, barazi dhe dinjitet kombëtar në të gjitha trojet shqiptare.
Si PDSH, mbetemi të përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, për përfaqësim të denjë politik dhe për zhvillim ekonomik e arsimor të vendbanimeve tona. Le ta shfrytëzojmë 28 Nëntorin si motivim për më shumë unitet, përgjegjësi dhe punë në të mirë të popullit tonë.
Urime 28 Nëntori – Dita e Flamurit! 

🇦🇱

”, ka shkruar kryetari Thaçi në rrjetet sociale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments