Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka uruar myslimanët me rastin e Kurban Bajramit, transmeton TV21.
“Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i partisë z.Menduh Thaçi, përmes një postimi në rrjetet sociale uroi besimtarët e fesë Islame.
“Të nderuar besimtarë të fesë islame,
Sot është ditë e solidaritetit, mirësisë dhe paqes, andaj uroj që të vazhdojmë t’i kultivojmë këto vlera të mirëfillta dhe të na motivojnë për përforcimin e besimit tonë.
Në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, Ju shpreh urimet më të sinqerta për festën e Kurban Bajramit”, ka shkruar Thaçi në urimin e tij.