9.2 C
Tetovo
E shtunë, 8 Nëntor, 2025
BallinaLajmeMenduh Thaçi nga KUVENDI QENDROR me ftesë strukturave të BDI-së gjithëandej...

Menduh Thaçi nga KUVENDI QENDROR me ftesë strukturave të BDI-së gjithëandej posaçërisht në Pollog që ti bashkangjiten PDSH-së

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi gjatë punës së Kuvendit Qendror të partisë tha se do t’i përgjigjet pozitivisht për dialog çdo ftese të qeverisë.Menduh Thaçi shtoi se është koha që VLEN të realizojë premtimet.

“Çfarë do të bëjmë ne me qeverinë,pra PDSH-ja? Njëherë, çdo ftesë të qeverisë unë do i përgjigjem pozitivisht për dialog. Dy, a mundet më VLEN-i të mos na i përdor argumentet se, shihni BDI-ja çfarë bën, duan të hyjnë në pushtet, të na rrëzojnë. BDI-ja iku, e keni PDSH-në që nuk dëshiron të hyjë në pushtet dhe u thotë ok, jeni legjitim, hajdeni tash jepni llogari për ato që i keni premtuar. Sa kohë doni? Doni 100 ditë, apo doni 200? Çfarë keni premtuar? E gjithë dynjaja e di”, tha mes tjerash Menduh Thaçi.Poashtu foli për partitë politike nga kampusi shqiptarë që të mos ndjekin hakmarje politike ndaj elektoratit shqiptar në RMV .Menduh Thaçi poashtu foli për teposhtëzën politike të paparë dhe kredibilitetin e ulët për ditë e më shumë të BDI-së tek “votuesit popullor” siç thonë ata dhe nuk e përmendin votuesin me emër votuesin populli shqiptar:Menduh Thaçi ftoi antarët dhe simpatizantët e BDI -së gjithëandej posaçërisht në rajonin e POLLOGUT,ti bashkangjiten PDSH-së sa më parë… si opsion i vetëm me taban nacional shqiptar në RMV

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments