Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi në takim me shtabin e degës së PDSH-së Tearcë, ku mes të tjerash është folur rreth përgatitjeve dhe mobilizimit partiak mbi zgjedhjet presidenciale të 24 Prillit dhe ato parlamentare të 8 Majit.
Thaçi i ka dhënë përkrahje të parezervë të kandidatit për president Bujar Osmani nga Fronti Europian. Thaçi kërkoi që secili anëtar i PDSh-së të punojë fortë në zgjedhjet që na presin, duke kërkuar angazhimin maksimal për fitoren, siç tha ai, historiket të shqiptarëve dhe Frontit Europain.