15.1 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Shtator, 2025
BallinaLajmeMenduh Thaçi në “Real Story”: Ja rreziku që u vjen partive shqiptare...

Menduh Thaçi në “Real Story”: Ja rreziku që u vjen partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga VMRO-DPMNE

ryetari i PDSH, Menduh Thaçi tha se figurat politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut shfrytëzojnë zgjedhjet lokale për t’u plotësuar dëshirat e tyre personale dhe për t’u pasuruar.

Këtë deklaratë Thaçi e bëri në studion e emisionit “Real Story” në ABC News.

“Është sirtari i lekëve. Pushteti lokal atje, është sirtari i lekëve që kënaq dëshirat tua personale dhe të grupit përreth. Beteja e vërtetë politike është beteja parlamentare dhe beteja në kuadër të qeverisë. Edhe një argument, hallet e komunave apo bashkive të shqiptarëve në Maqedoni, nuk i zgjidhin buxhetet e limituara komunale, por buxheti i shtetit. Dhe mendoj se kjo duhet urgjentisht të ndërpritet. Besoj se liderët, është një gabim që edhe vetë e kam bërë, liderët e partive të forta të shqiptarëve, minimumin e pozitës duhet të kenë zv/kryeministër.”, tha ai.Ai tregoi dhe rreziku që u vjen nga VMRO-DPME,e cila sipas tij, synon ta bëjë të pakuptimtë organizimin politik të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Pjesë nga intervista:

Sokol Balla: Flasim pak për zgjedhjet lokale në të cilat ju nuk merrni pjesë, por sigurisht, jeni në dijeni të gjithçkaje.

Menduh Thaçi: Ne nuk marrim pjesë me votë, por jemi aktivë. Gati si fushatë.

Sokol Balla: Fushata juaj është refuzoni votimin. Ajo që më bën përshtypje Menduh, sa herë ka zgjedhje lokale, shikoj që të gjithë figurat kryesorë politike dhe ato që janë në qeveri të gjithë pastaj futen dhe konkurojnë për bashki apo komuna si i quani ju. Pra ke Taravarin në Gostivar, Kasamin në Tetovë, Mexhitin në Çair, pra të themi në Shkupin shqiptar. Zijadini prap kthehet në Strugë, ça do me thënë kjo. Pra, gjithë figurat qendrore politike që befas sa herë ka zgjedhje lokale futen me kapë një post ..

Menduh Thaçi: A i thoni në Shqipëri, ‘fjokë’, ne i themi ‘fjokë’ asaj ndër tavolinë që i ke, në sirtar apo,,

Sokol Balla: Se çfarë mbetet pastaj nga lidershipi politik

Menduh Thaçi: Është sirtari i lekëve. Pushteti lokal atje, është sirtari i lekëve që kënaq dëshirat tua personale dhe të grupit përreth. Beteja e vërtetë politike është beteja parlamentare dhe beteja në kuadër të qeverisë. Edhe një argument, hallet e komunave apo bashkive të shqiptarëve në Maqedoni, nuk i zgjidhin buxhetet e limituara komunale, por buxheti i shtetit. Dhe mendoj se kjo duhet urgjentisht të ndërpritet. Besoj se liderët, është një gabim që edhe vetë e kam bërë, liderët e partive të forta të shqiptarëve, minimumin e pozitës duhet të kenë zv/kryeministër. Është tjetër kur ulesh në tavolinë me kryeministrin dhe kur përballë tij është shefi i partisë që ia bën numrat e qeverisë dhe tjetër është kur ulet një kryetar dege, i partisë tënde ai do e thërrasë atë shef, përgjigjja mendoj se kjo është ai sirtari i lekëve shpejt e shpejt ndonjë tender për ndonjë rrugicë, kurrfarë ideje për të përmirësuar diçka sa i përket shqiptarëve apo sa i përket komunave ku kandidojnë. Hiq këtu rastin e z.Izet Mexhiti, duhet të jem korrekt dhe fair, se ai e la postin e zv.kryeministrit dhe i shkoi z.Ahmetit ish kryetarit të vet, se z.Mexhiti ka qenë zv/kryetar i shkoi me një all in është një sjellje korrekte, dinjitoze politike. Izet Mexhiti mund të rrinte edhe 3 vite e gjysëm zv/kryeministër, por për të treguar se ai ka mbështetje të vërtetë dhe sigurisht ai të ardhmen e karrierës së vet politike e lidh me zhdukjen e karrierës politike të z.Ahmeti.

Sokol Balla: Pra, ai e sheh veten në Çair në rast fitoreje si pasues politik të një figure qëndrore si z.Ahmeti.

Menduh Thaçi: Këta dy portierët e mi që përmenda, z.Sela dhe z.Taravari është gabim, ata nuk kandidojnë, këtë herë për shkak se janë të sigurtë se PDSH do bëjë gjithçka që ata të mos fitojnë dhe kanë nxjerrë të tjerë si kandidatura. Por Sokol, këtë herë si asnjëherë më parë një dallim duhet të bëjmë. Në Tetovë ka 11 mijë votues maqedonas, që dalin votojnë zgjedhjet e fundit VMRO ka marrë 9 mijë vota. E ke parasysh? Ka një mbështetje, 80% dhe VMRO tani përkrah shqiptarët e vet me komandë prej raundit të parë, jo në balotazh.

Sokol Balla: Pra, ju thoni me votuesit e vet do synojë që ..

Menduh Thaçi: VLEN të fitojë që në raundin e parë,

Sokol Balla: Të mos ketë pazare pastaj në raundin e dytë.

Menduh Thaçi: Dhe kjo e humb kuptimin e garës demokratike, mes kandidatëve shqiptarë që të jemi korrekt. Nëse kandidati i VLEN në Tetovë starton me një epërsi 9 mijë zero, është garë e pabarabartë, e njëjta është edhe në Çair, në Gostivar, në Strugë. VMRO tani vepron, shkon deri në fund që ta bëjë të pakuptimtë organizimin politik të shqiptarëve të Maqedonisë.

Sokol Balla: Pra le të themi që synon defaktorizimin e shqiptarëve edhe si element shtet formues i Maqedonisë së Veriut? Po ku e çon kjo?

Menduh Thaçi: Në destabilizim, po e them hapur edhe atje e kam thënë direkt, e dyta, shkatërron organizimin politik dhe tenton të na bartë nën një organizim të pakicave. Pakicat zakonisht shkojnë me qeveritë gjithmonë në botë. Dhe e treta ta rikthejnë temën e shpalljes së Maqedonisë si shtet etnik i maqedonasve ku jetojnë edhe disa të tjerë. Pse ky vendim i PDSH-së? Unë mendoj, njerëzit mund të mos pajtohen, z.Mickoski dhe VMRO dhe maqedonasit nuk do të ndalen vetë, as me lutje, as me mëshirë, bile bile do shkoj edhe më lart as edhe me trysni të bashkësisë ndërkombëtare. Gjersa shqiptarët nuk prodhojnë një lider të fortë, një parti të fortë të shqiptarëve që do t’I kundërvihet kësaj politike

Sokol Balla: Kur thoni këtë nënkuptoni që ndoshta ideja deri diku naïve e Tiranës për një faktor të përbashkuar shqiptar, mendoni është realiste sërish?

Menduh Thaçi: Absolutisht, çfarë naive…

Sokol Balla: Po naive duket sepse ne e dimë si jemi ne shqiptarët, ti e the vetë. Ne duam të jemi komandant i komandantëve, secili prej nesh.

Menduh Thaçi: Është gabim i madh, naivitet është andej. Tirana mund të jetë gjithçka por nuk është naive. Tirana zyrtare më së vështiri e ka patur të më bindë mua të bashkëpunoj me të majtën maqedone, kemi qenë tradicionalisht armiq.

Sokol Balla: Dhe e refuzove edhe së fundmi..

Menduh Thaçi: Dhe në një moment të caktuar kur mua përfaqësues të bashkësi ndërkombëtare më kanë bindur se e majta maqedonase e kanë ulur liderin do bëjnë ndryshimin e emrit, unë me dy deputetë me një kam përkrah qeverinë e të majtës maqedone fort, pa kurrëfarë kërkesë, 7 vite. Nuk është politika siç e mendojnë shumë njerëz, çështje tekash inatesh, duhet të pranojmë realitetin. Insistimi i Tiranës për një veprim të tillë nuk guxon të shkojë edhe një hap më tutje, unë e di se nuk do Edi Rama qeveria e Shqipëri, t’i thonë ju jeni duke bërë si Vuçiçi me SRPSKA listën atje. Ne nuk jemi Serbia, ne nuk jemi Vuçiçi dhe nuk veprojmë politikisht kundër sistemit të vlerave perëndimore, por ia kam thënë këtij kryeministri.Vijo ti kështu, kjo LSDM që është e këtill  herë dokurdo do mbërrij 32 deputetë. Tani çfarë do të thotë ajo? Zotni, ajo do të thotë se ne shqiptarët përherë mbërrijmë 32-33, tha do ju çojë Shqipëria të shkoni me ato, jo Shqipëria është procesi integrues.

Sokol Balla: Është procesi i tillë, se është progresi përpara

Menduh Thaçi: Edhe lëvizjet gjeopolitike absolutisht nuk diskutohet.

Sokol Balla: Megjithatë ju përmendët jo thjesht me kritikë, por deri diku edhe me ironi dhe cinizëm, figurat politike kryesore, duke nisur nga z.Ahmeti por nuk ju munguar kritikat edhe për Taravarin, Kasamin dhe Selën I quajtët si I quajtët. Por në këto figura që ju I quani plastelinë në politikën shqiptare, që një herë i manipulon Shkupi, një herë Prishtina, ama bëtë një dallim për ish zv/kryeministrin Mexhiti, mendoni që ka një lider politik sot shqiptar që të trashëgojë atë rol që ju thoni Ali Ahmeti nuk e meriton më?

Menduh Thaçi: Nuk ka, unë po vetëofrohem për atë, partia ime po vetëofrohet për ate, dikush mund të thotë me shaka ju jeni shumë dobët, unë ju them ashtu siç keni duartrokitur për ne në vitin 1999, si e menaxhuam luftën e Kosovës, ashtu siç kemi qenë rezistentë ndaj politikës së VMRO në bashkëqeverisje në vitin 2001-2002, ashtu prap ne mund të jemi, sepse e përmenda përpara. Kanë ndodhur shumë ngjarje, që kanë ngelur brenda zyrave. Unë e di rastin e Kumanovës, kur ka ndodhur z. Ahmeti ka qenë në pushtet dhe e kam parë në televizor arsyetimin e tij, jo OSBE, jo Bashkimi Europian, jo NATO më thirri, jo kështu u morëm vesh, shkuan fli disa dhjetëra shqiptarë dhe atë jo çfarë do lloj shqiptari, por ish komandantë të zonës së komunës, së Kumanovës.

Sokol Balla: Ju thoni se ka dorë Ali Ahmetin në ngjarjen e Kumanovës?

Menduh Thaçi: Jo nuk them se ka dorë Ali Ahmeti por ai duhet të tregojë se nuk është për atë punë, nuk ka ai takat. Mua jo vetëm mua në 2001, por krejt botës sekretari general i NATO-s, Robertson dhe komisari për sigurinë Solana e kanë thënë se z.Ahmeti është narkolider, është terrorist. Ata janë njerëz të cilët, merren me tregti droge, unë kam thënë JO nuk është e vërtetë nëpër zyra, edhe të Brukselit edhe të Shkupit edhe çdo takim. Ata janë njerëz që kërkojnë përshpejtimin e këtij procesi për shkak se kanë humbur besimin se politika mund ta zhvillojë këtë proces ta shtyjë përpara. Por këtë nuk e kam bërë unë për hatër të Ali Ahmetit, e kam bërë për hatër të atyre djemve që I përgjigjen kushtrimit të lirisë. Dhe ky rezultat është dukur se është i z.Ahmeti, por ky është rezultat i politikës së z.Xhaferi dhe unë si ndjekës i tij se përndryshe do të bëj një parantezë shumë të dhimbshme dhe të rëndë, Z.Ahmeti do përfundonte si Radoiçiçi. Vetëm bëni një analizë, ndërhyrje në një shtet të provuar ndërkombëtarisht, njerëzit kanë harruar 2001 kur Maqedonia nënshkroi MSA, një shtet i legjitimuar, dhe kur sot Ali Ahmeti flet me një politesë modern politike dhe nuk do që ti rikthehet asaj esencës historike në raport me vete që duhet të mbartë me vete politika e shqiptarëve të Maqedonisë, më gërditet politika. Po ndoshta dukem subjektiv unë rri në këtë betejë ende dhe pyetjes që ma bëjnë shumë njerëz që ndoshta ti sonte s’ma bëre, ça do më pse rri këtu? Cila është arsyeja që rri në skenën politike? Më falni për mungesën e modestisë, unë e llogaris veten prej shqiptarëve të Jugosllavisë njohësi më i mirë I strategjisë sllave.

Sokol Balla: E në fakt që të fitosh një betejë duhet ta njohësh mirë armikun

Menduh Thaçi: Padiskutim, art, letërsi, kulturë, shërbim sekret dhe gjithë të tjerat. Ndërsa Ali Ahmeti vjen prej një mileje të një romantike të pranueshme të politikës shqiptare, por që herë pas herë nuk ka pikë kontakti me realitetin e kësaj politike momentalisht ku gjendemi ne. Shqiptarët e Maqedonisë, nuk jemi në gjendje të mirë.

Sokol Balla: Kjo është e vërtetë dhe shpresojmë që gjërat të ndryshojnë shpejt pasi, një pjesë e mirë shqiptarëve po ecën shumë shpejt drejt Europës. Në Prishtinë dhe në Tetovë për fat të keq situata është pak më ndryshe, por shpresojmë që kjo thirrja juaj të mos jetë si një thirrje në shkretëtirë, që dëgjojnë shumë shqiptarë atje të cilët shumë mund të mos jenë simpatikë ndaj jush. Por jam i sigurt se ju dëgjojnë  me shumë vëmendje.

Menduh Thaçi: Është e vërtetë.

Sokol Balla: z. Thaçi, ishte shumë kënaqësi t’ju kisha në program. Si gjithmonë intervistat me ju dalin shumë interesante. Unë jam nga shqiptarët që ju dëgjoj me vëmendje.

Menduh Thaçi: E di, kjo nuk diskutohet por je edhe ndër udhëheqësit e rrallë që më shtin në siklet të madh në intervista edhe pse sillem se jam i qetë, por kjo është për mua sfidë dhe normalisht me kënaqësi vij në emision./abcnews.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments