4.8 C
Tetovo
E martë, 25 Nëntor, 2025
BallinaLajmeMenduh Thaçi: Ky është kushti i PDSH-së për hyrje në Qeveri

Menduh Thaçi: Ky është kushti i PDSH-së për hyrje në Qeveri

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, në emisionin e mbrëmshëm Click Plus në TV21 theksoi se ende nuk ka marrë ftesë nga kryeministri për të qenë pjesë e Qeverisë.

Ai dërgoi një mesazh të qartë se është i gatshëm të bëhet pjesë e Qeverisë vetëm nëse vihet në rend dite debllokimi i procesit integrues, ndërsa për temat tjera theksoi se është i gatshëm të negociojë.

“Unë jam i gatshëm të ulem me kryeministrin, ta mbështes kryeministrin, ta mbështes Qeverinë, ta mbështes VLEN-in nëse e vënë në rend dite debllokimin e procesit integrues. Me atë një deputet që e kam. Për gjërat tjera jam i gatshëm të bisedojmë, por pas kësaj. Asnjë ftesë nuk kam marrë”, thotë kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Thaçi theksoi se pas Vitit të Ri, Qeveria dhe kryeministri do të përballen me një presion të madh, i cili mund t’i detyrojë të bëjnë kompromis për hapjen e negociatave. Ai shtoi se disa aktorë politikë mund të zgjedhin zgjedhjet e parakohshme për ta shmangur këtë kompromis

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments