Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj disa figurave politike shqiptare, duke i cilësuar si të panevojshme për skenën politike.
Në një fjalim të mbajtur gjatë kuvendit zgjedhor të degës Negotinë-Vrapçisht më 28 mars 2026, Thaçi deklaroi se persona si Zijadin Sela dhe Arben Taravari, sipas tij, kanë dëshmuar se veprojnë kryesisht për interesa personale.
“Persona si Zijadini, Taravari e të tjerët u vërtetua se ishin të panevojshëm për politikën shqiptare, pasi vepronin vetëm për interesa personale.”, u shpreh Thaçi.
