7.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMenduh Thaçi: Është pozitive që BE-ja nuk ia hap rrugën e integrimeve...

Menduh Thaçi: Është pozitive që BE-ja nuk ia hap rrugën e integrimeve Shqipërisë, ndryshe për Maqedoninë do të ishte fatale

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, në një takimtëfundvitit me simpatizantë dhe media në Tetovë, tha se është pozitive fakti që BE-ja nuk ia hap rrugën e eurointegrimeve Shqipërisë, sepse në të kundërt, Maqedonia e Veriut do të ngeleshe mbrapa dhe kjo do të ishte fatale për vendin tonë.

“Për dallim prej shumë politikanëve shqiptarë që e karakterizojnë si mangësi dhe bllokimin në proceset integrues të Bashkimit Evropian të Shqipërisë, unë e quaj shumë pozitive, për ne shqiptarët e Maqedonisë. Unë mendoj se qendrat e vendosjes në Perëndim nuk ia hapin rrugën Shqipërisë gjer sa nuk do ta hapin edhe për Maqedoninë. Kjo do të ishte fatale, sepse nëse kjo ndodh, atëherë do ta ndjenin veten si fëmijët të cilët ngelin në oborr në mbrëmjen e zymtë”, tha Thaçi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments