lajmi interaktiv
Nuk d.mth.se çdo gjë që del në eter apo shkruhet duhet të pajtohemi ….tash pasi nuk ka kryeredaktor dhe redaktor askund nëpër rrjete sociale …i bie që çdo njëri të mbaje përgjegjësinë për vetveten…mbase është provokim…ua sjellim si lajm që të ndëgjoni edhe një mendim ndryshe …demokracia atë lezet ka …duhet dëgjuar edhe mendimin ndryshe …të pëlqen a jo…www.telegrami.mk… ua sjellim si opinion jo si lajm …por nuk d.m.th se pajtohet me muhabet të hoxhës …
lajmi aktiv që qarkullon
Në një kanal në Youtube së fundi është publikuar një deklaratë skandaloze e Hoxhës Muharem Ismaili, nga Shkupi.
Ai në një paraqitje para xhematit ku flet për lu. ftën në Ukrainë, e ka quajtur dreq kryetarin e Ukrainës dhe zullumqar.
Hoxha në fjalë ka thënë se Presidenti i Ukrainës është zullumqar dhe se Rusia ka me i mund të gjithë.
Ndërsa Ukrainën, NATO’n, BE i ka quajtur zullumqar që do humbin përballë Rusisë.
Sot dje pardje, muhabetin kryesor jemi duke e bo për lu. ftën Ukrainë-Rusi, tema kryesore a unë ju thomë se rastësisht ju ka plasur sherri Ukrainës në oborr? Nuk është rastësisht, se para pak kohe kur Izraeli e luftojke Palestinën, kryetari i Ukrainës, qaj dreqi që del sot dhe rrin për gjynah aty, ai dilke dhe qajke për mediume për jahuditë”. ka thënë hoxha Muharem.
“Ky i qajke jahudit, zullimqaret nuk duhet me na u dhimt, se atij zullumqarit ia qon alluhu një zullumqar ma të madh, ne kemi thonë në hutbe, o Allah zullumqarit të vogel qoja një zullumqar të madh, e qitash i ka ardh një zullumqar me emrin Rusi, e tash din qysh me e trajtu zullumqarin e vogël se ka lotë krokodili”, tha ai tutje.
“Asgjë nuk kanë me mujt me i bo Rusisë, se ata janë zullumqarë, se zullumqaret le te kapen ne s’kemi pse mërzitemi për ta. Europa nuk e ndali zullumin në Sirinë, e shkatrun atë vend të bekum, e tash zullumi i ka ardh në derë”, tha ai