Realizimi i Korridorit VIII nuk është zgjedhje, por një domosdoshmëri për zhvillimin e Strugës, Maqedonisë së Veriut dhe gjithë rajonit. Ky projekt strategjik do të fuqizojë ekonominë, ndërlidhjen infrastrukturore dhe perspektivën evropiane të vendit.
Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, thekson se segmenti Trebenishtë – Qafë Thanë duhet të realizohet sa më shpejt.
Ai nënvizon se institucionet duhet të veprojnë të koordinuar dhe përgjegjshëm, duke respektuar rekomandimet e UNESCO-s, të cilat u diskutuan edhe në takimin e nivelit të lartë në Paris në shkurt.
