9.7 C
Tetovo
E mërkurë, 16 Prill, 2025
BallinaLajmeMemli Krasniqi-PDK: Logjika e VV-së për shkelje të Kushtetutës nuk kalon në...

Memli Krasniqi-PDK: Logjika e VV-së për shkelje të Kushtetutës nuk kalon në Kuvend

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, ka thënë se logjika e VV-së për shkelje të Kushtetutës nuk kalon në Kuvend. Pas përfundimit të seancës konstituive, Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në Kuvend, duke e cilësuar situatën si të paprecedent dhe në kundërshtim me Kushtetutën, raporton Ekonomia Online.

Ai ka theksuar se mazhoranca aktuale ka miratuar ligje pa votat e opozitës dhe tani po tenton t’i interpretojë ato sipas interesit të saj politik. Krasniqi ka theksuar se logjika e Qeverisë për të lejuar që një person të jetë njëkohësisht kryeministër dhe deputet është absurde dhe në kundërshtim me parimet kushtetuese.

“Situata është e paprecedent, sepse vetë e kanë bërë ligjin pa votat tona. Është çështje e thjeshtë – logjika e tyre për të shkelur Kushtetutën nuk mund të kalojë në Kuvend. Kjo kohë ka kaluar, sepse për katër vite e kanë shkelur dhe është dashur t’i çonim në Gjykatën Kushtetuese. Me logjikën e Kurtit, atëherë edhe kryetarët e komunave që janë zgjedhur si deputetë do të duhej të bëheshin deputetë. Kurti le ta japë dorëheqjen – është shumë e thjeshtë – dhe mund të regjistrohet si deputet. Por nuk mund të jetë njëkohësisht kryeministër dhe deputet. Vetë e kanë shkruar ligjin, dhe tani po tentojnë ta shkelin. Kjo është antikushtetuese.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments