13.2 C
Tetovo
E diel, 4 Maj, 2025
BallinaLajmeMemli Krasniqi-PDK: As herën e 100-të nuk kalon Albulena Haxhiu

Memli Krasniqi-PDK: As herën e 100-të nuk kalon Albulena Haxhiu

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi pas dështimit të seancës konsitutive të Kuvendit ka thënë Albin Kurti nuk ka vota për tu bërë kryeministër dhe se kjo është arsyeja pse ai po e mban ”vendin peng”.

‘’Sepse mentaliteti i diktatit është mentaliteti i ish-qeverisë e cila nuk e ka marrë besimin qytetar por nuk po pajtohet me verdiktin që ja kanë dhënë qytetarët, në mungesë të shumicës parlamentare Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje edhe sot për të dhjetën herë me radhë po tentojnë që në forma të paligjshme jo kushtetuese fatkeqësisht duke e keqpërdor mënyrën ma eklatante një njeri të moshuar që është deputet i Kosovës zotin Dehari edhe sot tentuan që vërtetë të imponojnë vullnetin e tyre duke e shkelure kushtetutën hapur, ne u a bëjmë të qartë edhe njëherë qytetarët nuk na kanë votuar neve as për ta shkel ligjin as për ta shkel kushtetutën, por na kanë votuar për ti dhanë vendit institucione dhe u a përkujtoj e u përsëris, as herën e parë as herën e dhjetë as herën e 100 nuk kalon Albulena Haxhiu sepse nuk e meriton ky kuvend ta ketë në krye një figurë të tillë’’, tha Krasniqi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments