Më shumë se 2 milionë besimtarë muslimanë të pranishëm në tokat e shenjta në Arabinë Saudite kanë kryer adhurimin e Haxhit, raporton Anadolu.
Haxhinjtë fillimisht pritën në Arafat, më pas shkuan në Muzdalife me autobus dhe kryen lutjen e pritjes si dhe mblodhën gurë për goditjen e djallit.
Duke filluar nga mesnata, muslimanët ecën afërsisht 3.5 kilometra në konvoje dhe hodhën 7 gurë në “Jamarat Al-Aqabah”, e njohur si djalli i madh, në zonën e gurëzimit të djallit në Jamarat.
Pas gurëzimit të djallit, një numër i madh muslimanësh ecën gjatë për të arritur në Qabe dhe kryen tavafin e Haxhit, ndërsa më pas u qethën dhe hoqën ihramin.
Kështu, besimtarët muslimanë që përfunduan detyrat e tyre u bënë haxhinj.