6.6 C
Tetovo
E premte, 10 Janar, 2025
BallinaLajmeMedvedevi: Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO do të përballet me...

Medvedevi: Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO do të përballet me një përgjigje ushtarake

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO do të përballet me një përgjigje ushtarake, deklaroi sot ish-presidentit rus, Dmitry Medvedev.Nëse të dy vendet bëhen baza të NATO-s, atëherë hapat tanë të reagimit do të jenë simetrik ndaj kësaj”, tha Medvedev, aktualisht nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë pas një takimi për situatën e sigurisë në kufirin 1300 kilometra me Finlandën, sipas agjencisë Interfax.

Anëtarët e Aleancës aktualisht po ratifikojnë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës, pasi të dy vendet përmendën shqetësimet e sigurisë si arsye për të kërkuar anëtarësimin në NATO pas pushtimit rus në Ukrainë.

Sipas mendimit të Medvedev, vendimi i të dy vendeve për t’u bashkuar me NATO-n do të thotë se situata e sigurisë në rajonin e Detit Baltik është më i keq sepse Deti Baltik tani po shndërrohet në një det të dominuar nga shtetet e NATO-s.

Ai akuzoi të dy shtetet se janë ndikuar nga Brukseli. “Marrëdhëniet me Suedinë dhe Finlandës tani duhet të rishikohen nga pala ruse”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments