10.5 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMediat italiane jehonë tensioneve në veri të Kosovës: 11 italianë të plagosur...

Mediat italiane jehonë tensioneve në veri të Kosovës: 11 italianë të plagosur nga përplasja mes protestuesve dhe forcave të KFOR-it

Tension i lartë në Kosovë ku misioni i NATO-s, KFOR-i, ka përdorur gjatë ditës së sotme gaz lotsjellës dhe bomba molotov për të shpërndarë demonstruesit serbë, të cilët po protestonin para bashkisë në qytetin verior të Zveçanit për të kërkuar largimin e kryetarit të ri i dalë nga radhët e shumicës shqiptare në zgjedhjet e fundit të pjesshme të organizuara në Veri.

Përmes një artikulli dedikuar zhvillimeve në Kosovë, media italiane Rai News shkruan se nga përleshjet e fundit kontingjenti shumëkombësh i KFOR, ndërsa përpiqej të ndalonte demonstruesit e dhunshëm, kanë mbetur të plagosur deri më tani 20 persona, nga të cilët 11 janë italianë.

Rai News shkruan se 3 prej shtetasve italianë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi kanë pësuar djegie dhe fraktura. Komandanti i misionit të KFOR-it, gjenerali i divizionit Angelo Michele Ristuccia, po ndjek personalisht zhvillimet dhe shpreh solidaritetin e tij me burrat dhe gratë e misionit që u plagosën gjatë përleshjeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments