13.2 C
Tetovo
E shtunë, 5 Tetor, 2024
BallinaLajmeMediet cak i kritikave pas raportimeve për ngjarjen në Gllogjan, por avokati...

Mediet cak i kritikave pas raportimeve për ngjarjen në Gllogjan, por avokati Arianit Koci ua ‘heq kapelën’

Avokati Arianit Koci ka lavdëruar punën e mediave në raportimin për tragjedinë në Gllogjan ku mbetën të vrarë tre persona.

Koci në një postim në Facebook ka thënë se mediat e kanë kryer shumë mirë punën e tyre.

Siç shprehet ai, mediat kanë informuar dhe po vazhdojnë të informojnë për çdo detaj, ashtu siç është misioni i tyre.

Postimi i plotë i avokatit Koci:

Mediat, siç po shihet, lidhur me tragjedinë në Gllogjan, e kanë kryer shumë mirë punën e vet.

Na kanë informuar dhe po vazhdojnë të na informojnë për çdo detaj, ashtu siç edhe është misioni i tyre.

Hats off!

Natyrisht, gjithmonë ka vend për më mirë.

Tash, rendin e kanë organet e hetuesisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments