Qëndrimi për fajësimin e shqiptarëve për emigrimin
Mediat britanike i kanë bërë jehonë deklaratës së Kryeministrit Edi Rama ku i kërkon qeverisë së Londrës që të mos i fajësojë emigrantët punëtorë shqiptarë për çështjet e imigrimit të paligjshëm.
The Times shkruan se Kryeministri i Shqipërisë ka dënuar retorikën kundër emigrantëve të ministres britanike Suela Braverman dhe se Britania duhet ta trajtojë vendin e tij me “respekt” nëse dëshiron të arrijë një marrëveshje kthimi.
Ndërsa The Gurdian thekson se Rama kërkon që shqiptarët të mos bëhen “koka turku” nga qeveria e Sunak për politikat e dështuara të imigracionit.
Tv Klan