Mediat britanike i tremben incidenteve dhe trazirave gjatë zhvillimit të kampionatit europian në Gjermani.
“Express” i ka dedikuar një shkrim grupeve huligane, duke veçuar ata shqiptarë dhe polakë.
Gazeta britanike thotë se tifogrupi i “Illyrian Elite”, i përjashtuar tashmë nga mundësia për të përfituar bileta gjatë ndeshjeve të kombëtares shqiptare, ka mbërritur në Gjermani.
Gazeta thotë se ata kanë shpërndarë në kanalin e tyre në Telegram një fotografi ku bëjnë përshëndetjen naziste.Huliganët polakë janë edhe më të rrezikshëm, thuhet në shkrim, ata kanë bërë thirrje për sulme ndaj njerëzve me ngjyrë dhe myslimanëve.