12.3 C
Tetovo
E shtunë, 19 Tetor, 2024
BallinaLajmeBotaMedia turke: Gjermania ka miratuar shitjen e armëve në Turqi

Media turke: Gjermania ka miratuar shitjen e armëve në Turqi

Kancelari gjerman Olaf Scholz, pas takimit me Presidentin turk Erdogan, tha se shitja e  Eurofighter në Turqi është një “punë në progres”.

Sipas medias turke Anadolu, Berlini ka miratuar shitjen e armëve në Turqi.

Në axhendën e bisedimeve dypalëshe ishin edhe zhvillimet në Lindjen e Mesme, ku kancelari gjerman apeloi edhe një herë për armëpushim.

Ai tha se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por “duhet të pajtohet me ligjin ndërkombëtar”.

“Turqia dëshiron të zhvillojë bashkëpunimin, të kapërcejë vështirësitë me Gjermaninë për furnizimin e produkteve të industrisë së mbrojtjes”, tha Erdogan.

“Ankara dhe Berlini janë të përkushtuara për të luftuar grupet terroriste të cilat kërcënojnë sigurinë publike edhe në Gjermani”, pohoi presidenti turk.

Tajip Erdogan ka sulmuar sërish Benjamin Netanyahun, duke thënë se ai ka një “mentalitet ekspansionist” dhe qartësisht nuk është i fokusuar në mbajtjen e luftës brenda “kufijve të caktuar”.

Në një analizë të mëparshme, DË raportoi se ndërsa kancelari Scholz do të kërkojë të ushtrojë presion ndaj Erdoganit për të zgjeruar bashkëpunimin për emigracionin, presidenti turk do të përpiqet të bindë kancelarin gjerman që të heqë rezervat e Berlinit për eksportet e armëve në vend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments