8.9 C
Tetovo
E martë, 21 Tetor, 2025
BallinaLajmeMecinoviç-LEVICA: Është alarm i fortë, fakti në këto dy javë fushatë, vetëm...

Mecinoviç-LEVICA: Është alarm i fortë, fakti në këto dy javë fushatë, vetëm kandidati i pushtetit do të figurojë në bilborde me reklamime

Kandidati i partisë LEVICA për kreun e Qytetit të Shkupit, Amar Mecinoviç, reagoi lidhur me trajtimin e pabarabartë, jodemokratik dhe të padrejtë ndaj partisë që përfaqëson ai, në pjesën e reklamimit politik. Tha se është alarm i fortë, fakti në këto dy javë fushatë, vetëm kandidati i pushtetit do të figurojë në bilborde e me reklamime, ndërsa kundërkandidati i tij mos ta ketë të njëjtën hapësirë.“Institucionet që janë nën kontroll politik, siç është Agjencia e Mediave, bënë precedencë, që do të jetë diçka që do të rikthemi më tej, në diskursin politik, sepse ajo që ndodhi është një akti jodemokratik dhe më së paku jam fokusuar në këtë gjatë fushatës së parë, por tashmë kur jemi në rrethin e dytë, e ku unë personalisht garoj si një kundërkandidat i kandidatit nga Qeveria, dallimi që paraqitet është se vetëm një kandidat do të ketë bilborde, reklamim të paguar politik, pjesëmarrje në radio e portale, ndërsa kandidati i dytë në qytetin kryesor, në Shkup, që mori mbështetjen e shkupjanëve që të hyjë në rrethin e dytë, ai nuk do të ketë hapësirë të tillë”, deklaroi Amar Mecinoviç, kandidat i partisë “E Majta” për Qytetin e Shkupit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments