12.9 C
Tetovo
E shtunë, 2 Nëntor, 2024
BallinaLajmeME VIDEO KAMERA KOMPANIA KOMUNALE SHARR NË TETOVË DO TË KONTROLLOJ KEQPËRDORIMIN...

ME VIDEO KAMERA KOMPANIA KOMUNALE SHARR NË TETOVË DO TË KONTROLLOJ KEQPËRDORIMIN E SISTEMIT TË FURNIZIMIT ME UJË

Banorët e Tetovës kanë lëshuar apo ndalur rrjedhën e ujit duke i mbyllur valvulat pa leje dhe për të parandaluar keqpërdorime të tilla të ujësjellësit në të ardhmen, Ndërmarrja Publike për Ujësjellës Kanalizime “Shar” do të vendosë kamera për mbikëqyrje në disa vende kyçe.

“Shumë qytetarë të papërgjegjshëm në të kaluarën e kanë ndërprerë apo ndezur ujin, duke sjellë probleme për të gjithë banorët e qytetit. Tash e tutje këto vende do të jenë nën vëzhgim 24 orë me kamera sigurie. Kompania “Shar” do të marrë masa të rrepta për të identifikuar dhe ndëshkuar këdo që do të ndërhyjë apo dëmtojë pa autorizim ujësjellësin. Çdo shkelje e tillë do të shpallet dhe sanksionohet sipas ligjeve në fuqi, me qëllim të mbrojtjes së interesave të të gjithë qytetarëve”, tha JP “Shar” nga Tetova.

Tetova njihet edhe për faktin se ka shumë lidhje të egra në ujësjellësin në qytet dhe rrethinë. JP thotë se gjatë muajve të kaluar gjatë kontrollit të disa personave juridikë janë konstatuar kyçje të paligjshme në ujësjellës. Ndaj këtyre dhunuesve tashmë janë nisur procedurat përkatëse para institucioneve, shkruan “Shar”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments