5.3 C
Tetovo
E martë, 25 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBotaMë shumë se 236.000 kanadezë nënshkruajnë peticionin për t'i hequr nënshtetësinë Elon...

Më shumë se 236.000 kanadezë nënshkruajnë peticionin për t’i hequr nënshtetësinë Elon Muskut

https://www.aa.com.tr/sq/bota/m%c3%ab-shum%c3%ab-se-236000-kanadez%c3%ab-n%c3%abnshkruajn%c3%ab-peticionin-p%c3%abr-ti-hequr-n%c3%abnshtet%c3%absin%c3%ab-elon-muskut/3493145

Peticioni thotë se Musk “është angazhuar në aktivitete që shkojnë kundër interesit kombëtar të Kanadasë”.Më shumë se 236.000 kanadezë kanë nënshkruar peticionin që i kërkon kryeministrit Justin Trudeau t’i heqë shtetësinë sipërmarrësit miliarder Elon Musk, transmeton Anadolu.

Peticioni, i nisur nga banori i British Columbia Qualia Reed dhe i sponsorizuar nga deputeti i Partisë së Re Demokratike (NDP), Charlie Angus, thotë se Musk “është angazhuar në aktivitete që shkojnë kundër interesit kombëtar të Kanadasë”.

Peticioni thekson se Musk, një ndër ndihmësit kryesor të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, “ka përdorur pasurinë dhe fuqinë e tij për të ndikuar në zgjedhjet tona”, si dhe pretendon se Musk është “një anëtar i një qeverie të huaj që po përpiqet të fshijë sovranitetin kanadez”.

“Ne, të nënshkruarit, qytetarët e Kanadasë, i bëjmë thirrje kryeministrit që t’i heq statusin e dyshtetësisë Elon Muskut dhe t’i heq menjëherë pasaportën kanadeze”, thotë peticioni.

“Kanadaj nuk është shtet i vërtetë”, tha Musk të hënën në një reagim ndaj peticionit.

Musk, i lindur në Afrikën e Jugut, ka marrë shtetësinë kanadeze përmes nënës së tij, e cila ka lindur në provincën kanadeze Saskatchewan.

Deri më tani, 236.123 kanadezë kanë nënshkruar peticionin online që do të paraqitet në Dhomën e Përfaqësuesve pasi të mbyllet më 20 qershor.

Trump ka përsëritur vazhdimisht dëshirën e tij për të aneksuar Kanadanë si shtetin e saj të 51-të të SHBA-së dhe ka bërë kërcënime për vendosjen e tarifave ndaj produkteve kanadeze.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments