Më shumë se 2000 profesorë universitarë në Serbi kanë mbështetur sot me një letër publike studentët në protestat dhe kërkesat e tyre, ndërsa lista e nënshkruesve po rritet vazhdimisht.
“Të dashur qytetarë të Serbisë, ne, mësuesit, bashkëpunëtorët dhe studiuesit e universiteteve anembanë Serbisë, qëndrojmë me vendosmëri me studentët tanë në luftën e përbashkët për një shoqëri më të mirë”, thanë profesorët universitarë në Serbi, shkruan Beta.Ata dënuan përpjekjet e qeverisë për të frikësuar koleget dhe kolegët student duke shpërndarë publikisht të dhënat e tyre private, duke përhapur të pa vërteta për ta, si dhe duke dërguar oficerë policie dhe agjentë të Agjencisë së Informacionit të Sigurisë në adresat e tyre dhe të prindërve të tyre.
“I bëjmë thirrje edhe një herë organeve kompetente që me ndërgjegje dhe përgjegjësi të kryejnë punën e tyre”, kanë thënë profesorët.